Forcat pro-qeveritare siriane kanë kryer krim kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë rrethimit në rajonin e Ghoutas Lindore, thonë hetuesit e OKB-së.
Një raport i ri thotë se trupat shkaktuan vuajtje të rënda mendore dhe fizike për banorët e enklavës rebele duke bombarduar shtëpitë e tyre dhe duke u mohuar atyre ushqimin, transmeto portali arbresh.info
Dyshohet se me forcë janë sulmuar edhe objektet e mbrojtura si spitalet.
Forcat rebele janë akuzuar për krime lufte dhe për bombardimin e civilëve pa dallim në Damask.
Megjithatë, hetuesit ende janë duke hulumtuar nëse janë përdorur armë kimike gjatë sulmit në prill, ë atë që ishte atëherë qyteti i fundit rebel në Ghouta Lindore.
Ata thanë se provat vunë në dukje përdorimin e klorit në Douma, por që disa njerëz kishin shfaqur simptoma në përputhje me ekspozimin ndaj një agjenti nervoz.
SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se janë të bindur se qeveria ka përdorur armë kimike, por i ka akuzuar ata për “vendosjen” e incidentit.
Rrethimi pesëvjeçar i Ghouta Lindore, një rajon bujqësor jashtë kryeqytetit ku jetonin të paktën 265,000 civilë, ishte më i gjatë në historinë moderne./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...