Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është shprehur optimist sa i përket rezultateve konkrete nga dialogu përfundimtar Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Sipas Delawie viti 2018 do të jetë vit i suksesit në dialog. Kështu ka deklaruar ai përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.
Gjithashtu ambasadori amerikan ka shkruar se pret progress nga dialogu në mes palës kosovare dhe asaj serbe, që pritet të nis këtë të diele në Bruksel.
Ambasadori Delawie ka shpërndarë gjithashtu një cicërime të drejtorësh për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, rreth dialogut.
“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë, do të vlerësojnë marrëveshjet ekzistuese, do të informojnë për arritjet e deritashme, do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme intensive”, ka shkruar Eichhorst.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur lajmin se do të udhëtojë për në Bruksel me ftesë të Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherini ku do të zhvillojë takim me të parin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...