Një njeri i zhveshur është arrestuar në Tours të Francës, pasi që ai raportohet se sulmoi kalimtarët me thikë, duke thirrur “Allahu Ekber” dhe duke i kërkuar policisë që ta qëllonte atë.
I armatosur me një thikë kuzhine, njeriu thuhet se u përpoq të sulmonte këmbësorët në një urë në Tours, transmeton portali arbresh.info.
Ai arriti të mbizotërojë një burrë në vitet e 60-ta dhe kërcënoi ta hidhte atë mbi kangjellën e urës para se policia të hyjë dhe ta arrestonte atë, sipas mediave franceze.
30 vjeçari jetonte në Tours dhe thuhet të ketë qenë i njohur për policinë edhe më parë për akte të dhunshme. Ai do të vlerësohet nga profesionistët e shëndetit mendor dhe autoritetet anti-terroriste janë njoftuar./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...