Balerini palestinez para PE-së tërheq vëmendjen mbi “refugjatët”

18:27 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Balerini dhe koreografi palestinez Ahmed Xhudejh, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve ka performuar një shfaqje baleti përpara Parlamentit Evropian (PE), raporton Anadolu Agency (AA).

Xhudejh i cili ka lindur në kampin e refugjatëve Jermuk në Siri ku qëndrojnë palestinezët, me koreografinë e tij përpara PE-së ka emocionuar shikuesit.

Shfaqja është ndjekur nga qindra refugjatë të ardhur nga vende të ndryshme të botës dhe nga shumë anëtarë të PE-së.

Në shfaqen e tij Xhudejh është përpjekur të tërheqë vëmendjen mbi emigrantët dhe refugjatët të cilët janë zhvendosur nga vendet e tyre nga e gjithë bota.

Në fund të shfaqjes disa refugjatë kanë vendosur trëndafila në pelerinën e bardhë të Xhudejh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme