Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se “përshkallëzimi më serioz” i dhunës në Rripin e Gazës e vendos enklavën e rrethuar në “prag të luftës”, duke i bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të rifillojnë armëpushimin e vitit 2014.
Shefi i OKB-së tha në një raport të marrë nga agjencitë e lajmeve se ai është “i tronditur” nga përdorimi i zjarrit nga Izraeli, pasi që protestat e kufirit filluan në Gaza më 30 mars, transmeton portali arbresh.info.
Guterres tha se ushtria e saj ka “një përgjegjësi për të ushtruar kufizim maksimal” përveçse si një mjet i fundit.
Raporti u dërgua në këshill javën e kaluar përpara një takimi të martën mbi konfliktin izraelito-palestinez.
“Vrasja e fëmijëve, si dhe e gazetarëve dhe stafit mjekësor të identifikuar qartë nga forcat e sigurisë gjatë një demonstrate janë veçanërisht të papranueshme,” tha Guterres.
“Atyre duhet t’u lejohet të kryejnë detyrat e tyre pa frikë nga vdekja ose dëmtimi”.
Izraeli ende nuk i është përgjigjur akuzave./Arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...