Tifozët e Marokut ngacmojnë të dashurën e Ronaldos

16:11 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Portugalia e Cristiano Ronaldos aktualisht është duke zhvilluar ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Botërorit, ku po udhëheqë 1-0 ndaj Marokut.

Superylli i Real Madridit shënoi gol me kokë në minutën e 4’të të takimit, ku po shpreson për një performancë gjithashtu të mirë si ndaj Spanjës.

Por, para ndeshjes me Marokun, tifozët e kësaj kombëtareje kanë ngacmuar të dashurën 22-vjeçare të Ronaldos, Georgina Rodriguez, duke i postuar mesazhe në faqen e saj në Instagram, transmeton Gazeta Express.

Të martën ajo postoi një foto me flamur të Portugalisë dhe një trofe plastik të Kupës së Botës, ndërsa festoi ditëlindjen e fëmijës së saj.

“Patëm një ditë të mrekullueshme të gjithë ne”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë, të cilën e shpërndau me 5.5 milionë ndjekësit e saj.

Shumë tifozë postuan emoji të flamurit maroken bashkë me mesazhet mbështetëse për kombëtaren e tyre. Një tifoz shkroi: “Mos u brengos, do ta q***ë Cristianon tënd, sepse ne jemi Maroku”.

Një tjetër shkroi: “Mos u brengos, Maroku është gati”. Dikush madje e luti atë që t’i thotë Ronaldos që të mos luajë në ndeshjen kundër Marokus.

Një tifoz iu lut asaj me këto fjalë: “Zonja ime e bukur, të dua nga Maroku. Thuaji burrit tënd, heroit tonë CR7, që të mos luajë nesër kundër vendit tim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme