Tani sapo ka përfunduar koha e fiqve të parë dhe do të presim shumë shpejt fiqtë e gushtit që kanë tjetër shije dhe janë më të vegjël.
Sigurisht, koha e reçelit më të mirë është me fiqtë e dytë. Mirëpo, dimë gjithashtu që fiku është një nga frutat me më shumë sheqer dhe sasia e konsumit të tij duhet të jetë e kufizuar.
Pikërisht kaloritë, janë arsyeja pse duhet të hamë sa më pak, me gjithë tundimin që na shkaktojnë, sidomos pasditeve kur sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi.
Megjithatë, kanë vitamine dhe veti laksative e antiinflamatore…Me proshutë krudo apo djathëra të kripur, fiqtë, qofshin gliko, qofshin të freskët, janë shumë të shijshëm.
Në përbërje të tij, përveç ujit, fiku përmban shumë sheqer; nuk mungojnë as fibrat dhe mineralet (mes të cilave potasiumi që rregullon presionin e gjakut, fosforin, hekur, sodium etj). Fiku është i pasur në vitaminë B (B1, B2, B3 dhe B6), C dhe A.
Rregullimi i sistemit tretës është një karakteristikë e tij. Shikimi, lëkura dhe kockat përfitojnë gjithashtu prej konsumit të fikut. Tani, siç ju thamë që në fillim, mos e teproni!
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...