Chelsea i ka hyrë garës me Barcelonën për të nënshkruar me mesfushorin Miralem Pjanic dhe Juventusi është duke kërkuar 70 milionë për shërbimet e tij.
Skuadra katalunase tashmë ka kontaktuar reprezentuesin e Pjanicit rreth mundësisë së transferimit, por tani “Blutë” janë duke kërkuar gjithashtu një marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Corriere dello Sport’, Chelsea e sheh mjeshtrin e mesfushës si një konkurrent të Cesc Fabregasit.
Të dy klubet mësohet se janë në gjendje për të ofruar oferta luksoze për reprezentuesin boshnjak dhe kushte më të mira sesa ato aktuale në Turin.
Pjanic është shënjestër kryesore e Ernesto Valverdes pas dështimit të Barcelonës për të siguruar shërbimet e Antoine Griezmann./arbresh.info/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së