Volvo tregon edhe një pjesë të S60, para prezantimit zyrtar që bëhet këto ditë

15:34 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Se a do të mund ta mposhtë Volvo S60 rivalin Audi A4, pritet ta shohim këto ditë

Prodhuesi suedez Volvo, do të shpalosë këto ditë modelin S60 tërësisht të ri, në fabrikën që ndodhet në Karolinën e Jugut, ku edhe do të prodhohet, transmeton Telegrafi.

Me afrimin e datës së paraparë për prezantim, janë shfaqur imazhe të ndryshme, që tregojnë se si do të duket ky sedan. Fillimisht u paraqit i mbuluar në tërësi me një material, por që nuk e fshihte madhësinë e që ka. Së fundmi, është prezantuar edhe pjesa e përparme, ku tregon një pjesë e konsiderueshme e grillit.

Meqenëse i kemi parë pjesët anësore dhe detajet e pjesës së pasme, mund të themi se e dimë si duket kjo makinë, që ngjanë shumë me një S90 të tkurrur.

Në deklaratat zyrtare, Volvo ka bërë të ditur se do ta ketë motorin hibrid T8 Twin Engine. I disponueshëm ekskluzivisht në S 60 Series, kjo mundëson prodhimin e 415 kuajfuqive. Makina pritet të jetë e fuqishme, për ta mposhtur rivalin kryesor që është Audi A4. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme