Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fitimi i ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën duhet të shkojnë paralelisht.
“Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje të asociacionit ta integronim më një marrëveshje të madhe që do t’i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Shpejtësia e themelimit të asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB. Themelimi defakto i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB”, tha Hoxhaj.
I pyetur nga deputeti i Nismës Socialdemokrate se pse qeveria ka tërhequr platformën për dialog nga Kuvendi dhe se a është bërë kjo që Thaçi të shkojë të dielën në dialog, Hoxhaj tha se “është shumë më e rëndësishme që të fokusohemi se si do të zhvillohet kjo fazë e fundit e dialogut sesa ajo se kush po shkon në dialog”.
Hoxhaj i bëri këto komente gjatë bashkëbisedimit me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës në lidhje me bashkëpunimin rajonal, mbledhjen me Maqedoninë, bashkëpunimet me Shqipërinë, si dhe raportet me Serbinë.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...