Google ADS

Marrëveshja për emrin dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov

14:37 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi pas miratimit në seancën e sotme ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Pas nënshkrimit të tij, Xhaferi ligjin e ka dërguar në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili ka afat një javë për ta nënshkruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov gjatë ditëve të kaluara ka deklaruar se nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen, pasi sipas tij është e dëmshme dhe shkel Kushtetutën.

Nëse Ivanov përdor të drejtën e vetos dhe nuk e nënshkruan dekretin e ligjit, atëherë ai përsëri kthehet në procedurë kuvendore, ku duhet të votohet me shumicë absolute (61 deputetë), ndërsa më pas dërgohet përsëri tek Ivanovi, herën e dytë është i detyruar ta nënshkruajë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme