Dy gypa kanë shpërthyer në qytetin e Prishtinës gjatë ditë së sotme, njëri në rrugën Enver Maloku dhe tjetri në afërsi të ish ndërtesës së Rilindjes.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë që ekipet kompetente janë duke bërë çmos për sanimin e defekteve.
Kurse, si pasojë e tyre do të mbesin pa ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Prishtinës dhe gjithashtu Qendra Klinike Universitare (QKUK). Lagjet që do të mbesin pa ujë janë “Bregu i Diellit”, “Dodona”, “Tasligje”, “Muhaxhirët” dhe një zonë rreth Rilindjes.
Për ta furnizuar QKUK-në me ujë, Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka menduar një alternativë tjetër. Ata do të dërgojnë cisterna me ujë për përdorim deri sa të sanohet problemet.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet