Debati parlamentar për Ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes për çështjen e emrit u përcoll me protesta simbolike dhe të qeta, ndryshe nga protestat e netëve paraprake.
Turma para Kuvendit filloi të mblidhet në ora 11, pikërisht në kohën kur filloi debati. Protestuesit kërkonin që të hidhet poshtë marrëveshja për çështjen e emrit e arritur me Greqinë. Madje, në shenj revolte, ata i vunë flakën marrëveshjes.
Me akuza dhe fyerje, protestuesit iu drejtuan kryeministrit Zaev dhe shumicës parlamentare, duke kërkuar që të ndërpritet procedura e ndryshimit të emrit, nga “Republika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
“Zoran Zaev është i vdekur. Edhe politikisht edhe biologjikisht. Maqedonia ka ekzistuar edhe para Zaevit dhe do të vazhdojë të ekzistoj edhe kur të mos jetë ai, por ne do të jemi ata që do e ngrejë lartë shpirtin e këtij revolucioni në një mënyrë të qetë, megjithatë agresive dhe patriotike do i tregojmë botës se ekzistojnë maqedonasit dhe Republika e Maqedonisë. Kjo marrëveshje nuk do të kalojë e as nuk guxon të kaloj” – deklaroi Nestor Oginar, protestues.
Pasi që qëndruan para Kuvendit me orë të tëra, protestuesit marshuan drejt selisë së VMRO-DPMNE-së, ku adresuan disa kërkesa ndaj kryetarit të këtij subjekti, Hristjan Mickovski, që të tërheq deputetët nga Kuvendi dhe t’i bashkëngjitet protestës në rrugë.
“Unë si një nga themeluesit e VMRO-DPMEN-së, i bëj thirrje Hrisjan Mickoskit me të drejtë politike, morale dhe kombëtare maqedonase, që t’i lëshojnë ulëset në Parlament. Ju vendin e keni këtu në mes të popullit. Këtu dhe kështu mbrohet Maqedonia” – deklaroi Strashko Olumcev, protestues.
Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski tha se protesta kundër ndryshimit të ermit është e drejtë demokratike por se deputetët e partisë së tij nuk do të jenë pjesë e saj. Turma gjatë marshit u ndal edhe tek Zyra e Presidencës, për t’i dhënë mbështetje Presidentit Ivanov dhe për t’i kërkuar këtij të fundit që të mos e nënshkruaj marrëveshjen për emrin. Pjesa dërmuese e turmës protestuese ishin të grupmoshës së vjetër, megjithatë, në protestë nuk munguan as foshnjat. E gjithë ngjarja u shoqërua nën forca të shtuara policore. Madje disa nga policët, ende mbanin mbrojtëset e ngjyrosura në protestat e “Revolucionit Shumëngjyrësh” dhe opozitës dy vite më parë, që u organizuan kundër qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së./Alsat-M
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë