Google ADS

Dëshpërohen tifozët e Nigerisë, s’u lejohen pulat fatsjellëse në stadium

13:24 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Zyrtarët rusë në Kaliningard e kanë ndaluar sjellën e pulave në stadiume gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, e cila është traditë nigeriane për sjellje të fatit.

Është e zakonshme për tifozët e ekipit kombëtar të Nigerisë të sjellin pula të gjalla në stadiume – shpesh me puplat të ngjyrosura gjelbër për t’u përshtatur me ngjyrat e flamurit Nigerian.

Por, zyrtarët rusë njoftuan të martën se pulat nuk do të lejohen në stadium për ndeshjen e së shtunës kundër Kroacisë.

“Tifozët nga Nigeria kanë pyetur nëse është e mundur të sjellin pula në stadium”, ka thënë Andrei Ermak, ministër i Kulturës në Kaliningard.

“Është simboli i tyre, ata janë parë me to në të gjitha ndeshjet, por ne ua kemi bërë me dije se është e pamundur të fusin pula të gjalla në stadiume”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve Interfax.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme