Ndeshja e tretë e Grupit B në Kampionatin Botëror 2018 vendos përball Portugalinë dhe Marokun.
Të dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Luzhniki Arena në Moskë duke filluar nga ora 14:00, shkruan portali arbresh.info.
Portugalia nisi në formë mjaftë dramatike turneun botëror në Rusi duke barazuar 3 me 3 kundër Spanjës të premten e kaluar falë hat-trick’ut të realizuar nga superylli Cristiano Ronaldo.Nga ana tjetër, Maroku, i cili është kualifikuar në Kampionatin Botëror për herë të parë që nga viti 1998, i dha fund 18 ndeshjeve të tyre radhazi si të pamposhtur pas disfatës 1 me 0 të pësuar kundër Iranit.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Portugalia, Cristiano Ronaldo, është pjesë e formacionit startues./arbresh.info/
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit