Google ADS

Pacolli merr mbështetje nga Holanda për liberalizimin e vizave për Kosovën

13:16 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Bloc ku kanë diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Statusi i plotë:
Takim mjaft konstruktiv me homologun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, zt.Stef Bloc. Diskutuam gjerë e gjatë mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, temë kjo e një rëndësie të veçantë për ne. Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç. Ministri Blok premtoi mbështetje në çeshtjen e vizave , në anëtarsimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme