Arsenali do të shes portierin Petr Cech ose David Ospinan këtë verë.
Klubi ka konfirmuar të martën për nënshkrimin me portierin Bernd Leno nga Bayer Leverkuseni për një tarifë prej 20 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të thotë që njëri, nëse jo të dy, prej portierëve të tyre do të largohen nga klubi.
Ospina dhe Cech kanë ndërruar rolet ndërmjet portës së Arsenalit sezonin e kaluar, por performancat e asnjërit nuk kanë qenë bindëse.
Cech tani është përfolur për transferim te Carlo Ancelotti i Napolit.
Por, Ospina, i cili aktualisht është në Kampionatin Botëror duke përfaqësuar Kolumbinë, është në mungesë të opsioneve./arbresh.info/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...