Në kuadër të subvencionimit në bujqësi, organizata ”Qatar Charity”, në Komunën e Mitrovicës, sot ka shpërndarë katër motokultivatorëve për fermerët, përkatësisht bujqit mitrovicas.
Ky subvencionim bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Mitrovicës. Vlera totale e këtij subvencionimi arrin shumën 6400
euro duke përfshirë edhe pajisjet shtesë të motokultivatorëve, frezë, kosa dhe një rimorkio.
Në fillimin e dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.
Me këtë rast nënkryetari Mujka ka falënderuar organizatën ”Qatar Charity”, të cilët po ndihmojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në bujqësi.
“Unë besoj se këto pajisje do të ju ndihmojnë fermerëve në aktivitetet e përditshme në bujqësi, si dhe në ngritjen e kualitetit dhe produktivitetit
të prodhimeve. Përkrahja për bujqësi do të vazhdoj edhe në të ardhmen edhe nga organet komunale, duke subvencionuar dhe mbështetur në vazhdimësi fermerët”, tha mes tjerash nënkryetari Mujka.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Ekrem Sadiku, ka thënë, se “gjatë këtij viti, i kemi përkrahur në vazhdimësi bujqit dhe fermerët mitrovicas,
duke filluar me serra, pastaj me makina mjelëse, dhe shumë të tjera, duke falënderuar edhe organizatën ”Qatar Charity”, për këtë ndihmë dhënë bujqve, me motokultivatorë dhe sigurisht se kjo nuk do te jetë e mbështetja e fundit, por do të vazhdohet me përkrahje të vazhdueshme në sektorin e bujqësisë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...