Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë paraditen e së mërkurës vendimin për Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova.
KPK-ja vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin, i cili njihet si prokurori i Bandës së Lushnjës dhe i Aldo Bares.
Pasuria dhe aftesitë profesionale e kthyen Gentian Trenovën në të akuzuar si të dyshuar si nga KPK, por edhe ONM.
Për blerjen e apartamentit 50 metra katrorë që më pas ia dhuroi vjehrrit, dupleksin e ndërtuar prej tyre dhe për dy kontrata, Gentian Trenovës iu kërkua llogari për mbi një orë.
Në kontratën e parë për blerjen e shtëpisë Trenova thoshte se do ta blinte 40 mijë euro. Në të dytën prokurori firmos se e ka blere 1 milionë e 900 mije lekë me ndihmën e 28 mije eurove kredie të shpenzuara edhe për mobilimin, transmeton top channel.
Pyetjes se kujt i duhej besuar dhe pse ia kishte dhuruar shtëpinë vjehrrit Prokurori u përgjigj se kjo është një marrëdhënie familjare.
Ndërsa për kontratat Trenova tregoi se e vlefshme është kontrata e dytë, përderisa kontrata e parë ishte një kontratë porosie. Por kolegu i tij belg, karriera e të cilit shënon 23 vite në akuzë dhe që së fundmi përfaqëson ONM, nuk i kurseu kritikat.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...