Google ADS

Ka nisur tryeza e partive politike e organizuar nga PSD, e mbyllur për media

11:32 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Tryeza e partive politike e thirrur këtë radhë nga Partia SocialDemokratike ka nisur në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë po marrin pjesë përfaqësues të partive politike, shkruan arbresh.info.

PDK-në po e përfaqëson Memli Krasniqi, LDK-së, Avdullah Hoti, AAK-në Muharrem Nitaj, NISMA-n Bilall Sherifi, VV-në Arbërie Nagavci, AKR-në, Vesel Makolli ndërkaq Alternativën Ilir Deda.

Në këtë tryezë nuk është ftuar fare Lista Serbe.

Tryeza po mbahet e mbyllur për media.

Kjo është tryeza e katërt me radhë që po organizohet nga partitë politike për të diskutuar për çështje me rëndësi për Kosovën.

Tri tryezat e para i kanë organizuar LDK, PDK dhe VV./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme