Google ADS

Konfirmohet përforcimi i katërt nga Unai Emery te Arsenali

11:33 | 20 Qershor 2018
Arbresh Info

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka konfirmuar se Lucas Torreira është larguar nga klubi që t’i bashkohet Arsenalit për 30 milionë euro.

Mesfushori aktualisht është pjesë e skuadrës së Uruguait në Rusi për Kampionatin Botëror dhe pritet të finalizoj transferimin te klubi në Emirates menjëherë pas përfundimit të turneut, transmeton portali arbresh.info.

“Sampdoria nuk shet deri në momentin kur ka oferta të shkëlqyera”, ka thënë Ferrero për ‘SportItalia’. “Ne nuk shikojmë për blerës. Ne kemi talent natyral që vlera e tyre rritet në formë eksponenciale”

“Torreira është larguar për 30 milionë euro. E kam blerë atë nga Pescara kur askush nuk besonte. Ne vendosëm bast dhe fituam, ne paguam vetëm 3 milionë për të. Parat që vijnë do të shfrytëzohen për të mbajtur klubin që të vazhdoj tutje”

Ai do të bëhet përforcimi i katërt nga Unai Emery, pasi tashmë trajneri ka nënshkruar me mbrojtësin Stephan Lichtsteiner dhe portierin Bernd Leno.

Transferimi i qendërmbrojtësit Sokratis Papastathopoulos pritet të konfirmuar në muajin korrik pasi Borussia Dortmundi dëshiron të pres vitin e tyre fiskal para se të njoftoj për marrëveshjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme