Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, në një konferencë për media ka thënë se të martën më 18 qershor ka marr ftesën nga Mogherini për takimin që do të mbahet të dielën në Bruksel.
“Ky është takimi i parë i fazës finale të dialogut me Kosovës e Serbisë. Kjo konfirmohet edhe nga letra zyrtare e dërguar nga Mogherini. Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë që do të normalizoj marrëdhëniet mes popujve”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Thaçi ka shtuar se pas 20 vitesh duhet të nënshkruhet një marrveshje mes Kosovës e Serbisë.
“Me këtë marrëveshje do të përfundonte një epokë tragjike nes dy vendeve. Kosova nuk ka çka t’i frikësohet dialogut e as epilogut të tij. Si shoqëri e Kosovës kemi pasur organizimin e duhur, pajtimin nes nesh si në konferencën e Rambujesë ashtu edhe në Vjenë që nëpërmes negociatave ta mundësojmë shpalljen e pavarësisë”, ka theksuar ai duke shtuar që Kosovën e presin bisedime të rënda.
“Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme që të bëhemi anëtarë e kombeve të bashkuara për të përshpejtuar anëtarësimin në BE dhe NATO. Kosova edhe në fazën finale të dialogut do ta ketë mbështetjen e SHBA që janë thellësisht të përkushtuara për arritjen e marrëveshjes. Po ashtu BE dhe shtetet anëtare janë të interesuara që të arrihet kjo marrëveshje për anëtarësim të dy shteteve në BE”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se në bazë të mandatit që ka e ka obligim kushtetues të përfaqësoj Kosovën.
“Duhet të rezultojë me përgjegjësinë më të lartë në marrjen e vendimeve për të gjithë. Në asnjë rrethanë nuk duhet të sillemi me tone nacionaliste apo populiste. Vetëm zëri dhe fryma evropiane e çojnë Kosovën drejt frymës euroatlantike. Për këtë kohw shkon përtej partive politike. Kjo cështje na takon të gjithëve, dhe është e domosdoshme të krijojmë një ekip sa më gjithpërfshirëse të Kosovës të përbërë nga bartësit e institucioneve të Kosovës, presidenti, kryeministri, kryetari, përfaqësuesit e partive, mediat ekspertët sepse kjo do ta bënte këtë proces më transparent”, ka thënë ai duke shtuar që Kosova në asnjë rrethanë nuk mund të refuzoj dialogun.
“Jam i gatshëm të pranoj idetë dhe propozimet që do të bëhen në takime të përbashkëta. Jam i sigurt që Kosova do të përfaqësohet në mënyrë të denjë dhe do të dal fituese në çdo anë”, ka thënë ai.
I pari i vendit ka shtuar se marrëveshja që arrihet do të kaloj nëpërmjet institucioneve shtetërore për ratifikim në Kuvend./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1831077166957367/
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz