Për 45 vite kishte qëndruar nën mbeturina, Chevrolete Corvette i vitit 1963 tani vlen 150 mijë dollarë

10:07 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Një veturë sportive “Chevrolet Corvette” prodhim i vitit 1963, është zbuluar rastësisht pasi kishte qëndruar i parkuar për afro gjysmë shekulli (45 vite).

Shitësi i veturave klasike nga Uashingtoni, ka deklaruar se rastësisht e kishte gjetur të mbuluar me mbeturina derisa po kërkonte një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë është e pajisur me motor prej 300 kuaj fuqi, me transmision automatik dhe dritaret origjinale. Ngjyrën origjinale e kishte të hirtë, ndërsa blerësi i parë e kishte lyer me të gjelbër.

Shitësi i veturave klasike pretendon se ka arritur ta ndez motorin, por se nevojitet shumë kohë dhe punë që të jetë plotësisht funksional.

Në ueb-faqen eBay është nxjerrë në shitje, kurse ekspertët mendojnë se edhe përkundër investimit të madh që nevojitet që të jetë funksionale, vetura mund të shitet për 150 mijë dollarë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme