Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS) Milosh Jovanoviq ka vlerësuar sot se deklarata e kryeministres serbe Ana Bërnabiq se Kosova ka qenë Serbi, “është skandaloze, e turpshme dhe e absolutisht e papranueshme”.
Jovanoviq, siç thotë kumtesa e kësaj partie të cilën e përcjell FoNet, ka thënë se me këtë deklaratë Ana Bërnabiq vetëm konfirmon se nuk është e denjë për funksionin ku u gjend, por edhe Qeveria të cilën ajo e udhëheq është e gatshme për kapitullim e jo për kompromis.
Ana Bërnabiq për një medium gjerman kishte thënë se nëse edhe më tej insistohet që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, atëherë nuk do të ketë kompromis.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...