Moti për ditën e mërkurë pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, ku vranësirat shtohen kryesisht në Jug dhe zonat Qendrore.
Një situatë e tillë, sipas MeteoAlb do të shoqërohet me shira të dendur.
Pasditja dhe orët e mbrëmjes përmirësojnë motin në territor, përjashtuar shira të izoluar në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita në Veriperëndim të vendit ku pritet maksimumi deri 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior, duke bërë që në det të krijohet dallgëzim deri 2 ballë.
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”