Deputetja Hykmete Bajrami në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se partia e saj, LDK-ja nuk e ka harruar mundësinë për ta rrëzuar qeverinë e Ramush Haradinajt me mocion mosbesimi në Kuvend.
Ajo ka thënë se për iniciativë duhet ndihma e Vetëvendosjes dhe PSD-së, por ka shtuar se duhet të kërkohen dy apo tre vota edhe në koalicionin qeveritar.
“Nuk besoj se është harruar [mocioni i mosbesimit], LDK-ja i ka 27 nënshkrimet për mosbesimin e qeverisë, po punohet që të mblidhen numrat. Duhen 61 vota. Jemi duke punuar. Pa VV-në dhe PSD-në nuk mundemi, por na duhen edhe 2-3 numra nga koalicioni qeverisës”, ka thënë Bajrmai.
“Duken herë pas here se ka përçarje. Secili i partisë i raporton kryetarit të vet. Shihet si nuk funksionon si kabinet qeveritar që nuk kanë përgjegjësi ndaj kryeministrit, por ndaj kryetarit të partisë”, ka shtuar ajo.
“Janë mbi 40 kontrata mbi vepër në ministrinë e tregtisë dhe industrisë që janë dhënë kur po hapen selitë e reja të Nismës nëpër qytete. Haradinaj ua ka lënë duart e lira që nëpër dikastere të bëjnë çfarë të duan. Ka mundësi që kjo mundësi të vazhdojë për një kohë. Duhet dikush të zgjohet nga gjumi. Dhe në momentin kur një partner zgjohet për interesat e qytetarëve do të ketë plasaritje të partnerëve”./koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...