Almeda Abazi e mërzitur bën ndryshimin e papritur në pamjen e saj

23:21 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Almeda Abazi është një ndër femrat më të bukura shqiptare, të cilën së fundmi e kemi parë në drejtimin e spektaklit “Dancing With The Stars Albania”, mirëpo ajo nuk u largua ashtu siç duhet pasi pati bëri disa deklarata kundrejt organizatorëve lidhur me shpenzimet e hotelit.

Tashmë ajo është rikthyer në Turqi ku vazhdon jetën e saj normale me bashkëshortin turk, aktorin e njohur Tolgahan Sayisman.

Almeda ka vendosur të ndryshojë pamjen sërish e këtë e ka bërë të ditur ditën e sotme me një foto të postuar në Instagram ku shkruan: “Flokët e mia janë rritur shumë, por edhe janë djegur shumë, jam e detyruar t’i pres” shoqëruar me emoji duke qarë.

Pak më vonë aktorja dhe prezantuesja ka postuar dy video ku tregon pamjen e re, me flokët e prera dhe të shëndetshme dhe një lyerje e re, teksa shihet shumë e kënaqur me rezultatin.Intv.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme