ISIS rrëmben 30 njerëz, vret shtatë të tjerë

23:14 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Një celulë e Shtetit Islamik ka rrëmbyer 30 persona nga një fis dhe kanë vrarë shtatë prej tyre në provincën Salahuddin të Irakut.

Kreu i Këshillit të Qarkut të al-Dour, Ali Hassan ka thënë për mediat irakiane që ISIS rrëmbeu 30 anëtarë të fisit Shammar në Salahuddin, transmeton portali arbresh.info.

Ai tha se ata kanë gjetur shtatë trupa, por fati i të tjerëve ende nuk dihet.

Hassan i kërkoi qeverisë së Irakut të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të shpëtuar viktimat.

Kohët e fundit, luftëtarët e mbetur të ISIS-it kanë intensifikuar operacionet në territoret e kontestuara midis Bagdadit dhe Rajonit të Kurdistanit, pasi cilësia e sigurisë ka rënë.

Sipas një ligjvënësi kurd në parlamentin e Irakut, Shakhawan Abdulla, rrënja e problemit është pamundësia e vendorëve për të marrë pjesë në mbrojtjen e tokave të tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme