Google ADS

Gjatë samitit Trump-Kim janë kryer 40 mijë sulme kibernetike

22:36 | 19 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Gjatë samitit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mbledhura nga kompania teknologjike me bazë në SHBA, F5 Networks dhe partneri i saj për të dhëna Loryka, gjatë samitit Trump-Kim të javës së kaluar të mbajtur në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike.

Mësohet se 88 për qind të sulmeve janë me bazë në Rusi, 8 për qind në Brazil dhe 2 për qind në Gjermani.

Kurse 2 për qind të sulmeve kanë buruar nga shtetet e tjera, në mesin e të cilëve ndodhen edhe SHBA-të dhe Kanadaja.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike të Singaporit (CSA) në një deklaratë lidhur me çështjen është shprehur se gjatë samitit nuk është zbuluar ndonjë sulm të kryer me sukses.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme