Ish- kryeministri Sali Berisha i rikthehet temës së ndërtimit të një kampi refugjatësh në Shqipëri.
Berisha shkruan se me qëllim hapjen e negociatave Rama do të pranojë 600 mijë sirianë, ish- luftëtarë të ISIS.
“Rama ofrohet te pranoje 600 mije refugjate siriane, ish terroriste te ISIS ne këmbim te hapjes se negociatave!
Te dashur miq, Edi Rama me zëdhënësin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv me te madh gjerman ZDF, se Shqipëria ka kapacitete te plota për një kamp prej 600 mije refugjatesh siriane ne Shqiperi.
Rama përdor si argument pranimin nga Shqipëria te vëllezërve nga Kosova gjate luftës për çlirimin e saj”, shkruan Berisha.
Ndërkohë këtë lajm që prej ditësh qarkullon në mediat shqiptare Rama e ka quajtur një farsë.
Nga ana e kryeministrisë janë shprehur se nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga BE-ja./Express
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...