Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministres serbe, Ana Brnabiq lidhur me Kosovën dhe serbët të cilët jetojnë këtu.
Zv/kryeministri Hoxhaj ka deklaruar se propaganda që po shpërndan Brnabiq për t’i frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë, është narrativ i vjetër.
Poashtu Hoxhaj ka folur edhe lidhur me të drejtat e minoriteteve serbe në Kosovë, duke shtuar se janë në përputhshmëri me standardet më të larta të të drejtave të njeriut, shkruan Indeksonline.
Hoxhaj ka thënë se Kosova është dhe do të mbetet demokraci multi-etnike.
“Shpërndarja e propagandës nga kryeministrja e Serbisë, Brnabic, është narrative i vjetër. Të drejtat e minoriteteve në Kosovë janë në përputhshmëri me standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Kosova është dhe do të mbetet demokraci milti-etnike”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Brnabiq gjatë ditës së sotme ka deklaruar se në Kosovë janë shtuar sulmet në drejtim të serbëve, në tentativë për t’i frikësuar serbët e Kosovës dhe për të mos u lejuar integrimin e tyre në shoqëri dhe institucione.
“Vetëm gjatë majit janë bërë 14 atentate, që do të thotë se synim i Prishtinës mund të jetë që t’i dëbojë të gjithë serbët, por që ne nuk do ta lejojmë…” ka thënë ndër të tjerash Brnabiq
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...