Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka nxitur një protestë të re duke thënë se dëshiron që të bëhet një regjistrim i ri i komunitetit rom, që më pas do të dërgonte në dëbimin e romëve që nuk janë italianë.
Janë të paktën 130,000 romë (ashkali) në Itali, dhe shumë jetojnë në kampe të palicencuara në periferi të qytetit, transmeton portali arbresh.info
Javën e kaluar Salvini refuzoi që të lejontë hyrjen e një anije që mbante më shumë se 629 emigrantë.
Ai është përpjekur të kufizojë numrin e emigrantëve që hyjnë në Itali duke bllokuar anijet e bamirësisë që shpëtuan njerëzit nga bregu libian. Aquarius përfundimisht mbërriti në portin spanjoll të Valencias në fundjavë.
Qeveria e re e Italisë është përqendruar shumë në emigracionin.
Vërejtjet e tij mbi romët u kundërshtuan përfundimisht nga zëvendëskryeministri i tij dhe kreu i Pesë Yllit, Luigi di Maio, i cili bëri të qartë se një regjistrim ishte jokushtetues.
Në të kaluarën, Salvini ka bërë një fushatë kundër komunitetit rom dhe ka kërkuar që kampet e tyre të rrëzohen./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?