Në Serbi po vazhdojnë ta promovojnë ndarjen e Kosovës si një zgjidhje të mundshme pas fazës finale të dialogut ndërmjet dy vendeve.
Ministria, zyrtarë të lartë qeveritarë, e analistë në Serbi po e shohin ndarjen si zgjidhje të mirë për shtetin serb pas fazës finale të dialogut.
Me qëndrimet e serbëve po pajtohet edhe Rusia zyrtare. Ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin deklaroi se shteti rus do ta pranonte ndarjen e Kosovës nëse ata e shohin si zgjidhje të mirë, transmeton lajmi.net.
Ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq theksoi ditë më parë se ndarja e Kosovës do të ishte një zgjidhje e mirë, por e vonuar.
“Nëse do të ofrohej kjo zgjidhje në vitin 1999, besoj se do të ishte opsion i mirë edhe për ndërkombëtarët”, tha Lajiq.
Në një linjë me kolegun e tij ishte edhe Aleksandar Vulin.
“Mendoj se ndarja do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën. Një gjë e tillë do ta dëmtonte krijimin e Shqipërisë së Madhe, që është rreziku më i madh për rajonin”, tha Vulin.
Një gjë e tillë po përkrahet edhe nga analistët serbë. Ata po pretendojnë se me këtë opsion Serbia do të dilte fituese.
Dragomir Andjelkoviq po thotë se ndarja e Kosovës do të ishte një zgjidhje racionale.
“Ndoshta do të fitonim më shumë nëse kjo zgjidhje do të sygjerohej më herët. Kosova pa një marrëveshje me ne Kosova kurrë nuk do të jetë shtet. Sipas mendimit tim kjo është zgjidhje e mirë, por vetëm nëse ndarja lidhet me çështjen e Republikës Srpska”, u shpreh analisti serb për gazetën Blic në Serbi.
Drejtori i programit të CESIT dhe njohës i temave politike në Serbi, Bojan Klaçar thotë se një zgjidhje me ndarjen e Kosovës nuk do të ishte reale.
“Është e dukshme se nuk kemi asnjë zgjidhje konkrete. Unë besoj që në fund vendimi do të jetë i Vuçiqit”, tha ai.
Ditë më parë pikërisht mediat serbe raportonin se ndarjen e Kosovës po e kundërshton në mënyrë kategorike Gjermania.
Sipas gazetës serbe Danas një veprim i tillë do ta hapte “Kutinë e Pandorës” në Ballkan.
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...