Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencë të femrave të martën ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror për hendbolliste që mbahet vitin tjetër (2019).
Shorti është tërhequr në kuadër të Kongresit të EHF-së që po mbahet në Glasgoë të Skocisë.
Kosova ishte në vazon e dytë prej tri sa ishin gjithsej, ndërsa për kundërshtarë në grupin e parë i ka Sllovakinë, Ukrainën e Izraelin. Sllovakia ishte në vazon e parë, Ukraina në të dytën, njëjtë si Kosova, ndërsa Izraeli në të tretën.Në grupin e dytë janë Zvicra, Ishujt Faroe, Lituania e Finlanda.
Në të tretin bëjnë pjesë Bjellorusia, Italia, Portugalia e Greqia, ndërsa në të katërtin janë Turqia, Maqedonia, Islanda e Azerbajxhani.Botërori i hendbollistëve mbahet vitin tjetër në Japoni, ndërsa kjo është faza e parë kualifikuese evropiane. Katër fituesit e grupeve shkojnë tutje, njëjtë si përfaqësuesja e dytë me bilancin më të mirë.
Faza e dytë kualifikuese është play-offi.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë