Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë ende kultivohet hashash.
Ka qenë një patrullim i avionëve të Frontex, që e zbuloi parcelën në pyllin e Poros.
Policia shoqëroi barinj të zonës, por kultivuesit nuk i ka zbuluar ende.
Gropa e ujit që shërbente për të vaditur parcelën dhe disa bimë kanë mbetur ende atje, edhe pas operacionit të policisë për asgjësim.
Janë 11 stane në këtë pyll dhe barinjtë thonë se nuk mund të mbajnë përgjegjësi se çfarë ndodh jashtë kullotave të tyre.
Namik Mehmeti qëndroi disa orë në qeli, kur i kërkuan të paraqitej me të bijtë.
“Aq më tepër që fillimisht ne kemi firmosur në polici për truallin që disponojnë dhe mbajmë garanci për kullotat që ne kemi në administrim. Se çfarë bëhet jashtë kullotave tona nuk është përgjegjësia jonë”, tregon Namik Memeti.
“Është e vemtja punë që bëjmë e nuk duhet që policia të na bezdisë më”, thotë Xhuljano Memeti.
Si Namiku, që është shoqëruar disa herë brenda një muaji me të bijtë, ka edhe të tjerë barinj.
“Ne kemi qenë me bagëti dhe s’ia kemi idenë se çfarë bëhet në pyll. E gjithë sipërfaqja e pyllit nuk është në administrimin tonë që të mbajmë përgjegjësi ne. Nëse ka diçka në zonën që ne administrojmë, jemi dakord që policia të na shoqërojë dhe të na pyesë. Por jo të na marrë në mesnatë, sikur të kishim bërë krim dhe të na mbajë për 8 orë në dhomat e komisariatit”, thotë Resmi Hoxha për “t.ch”.
Në këtë parcelë, Policia e Vlorës asgjësoi disa bimë kanabis sativa pak ditë më parë. Aksioni është bërë në fshehtësi, ashtu siç janë zhdukur edhe kultivuesit.
Ndaj, sot barinjtë e staneve thonë se janë më të interesuar sesa policia për të gjetur fajtorët, pasi sa herë gjenden parcela me hashash, të parët që e pësojnë janë ata dhe jo trafikantët.
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...