Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
Sipas saj, kjo nuk do të jetë kompromis nga ana e Beogradit, pasi siç shprehet Brnabiq “Serbia edhe më tej insiston se Kosova është pjesë e saj”.
Ajo në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt tha se marrëdhëniet me Prishtinën për serbët janë të vështira dhe emocionale.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri një hap të guximshëm dhe të përgjegjshëm kur filloi një dialog ndër-rajonal. Çdo bisedë ishte atëherë tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromisin. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Kjo nuk do të ishte një kompromis. Nëse vazhdojmë të insistojmë që Kosova i takon Serbisë, një kompromis nuk do të ishte i mundur”, tha Brnabiq.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...