Sot gjatë ditës u raportua për kidnapimin e një gazetareje nga Shqipëria, mirëpo Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një rast tjetër.
Metro ka siguruar pamje nga ky kidnapim që ndodhi para dy netësh afër komunës së re të Prishtinës në Dragodan.
Dëshmitarët thanë se vajza para se të kidnapohej kishte dalë nga vetura e saj.
Ajo ishte përcjellur nga disa persona, të cilët ishin duke e pritur në parkingun ku edhe u krye kidnapimi.
Ndërkohë, vajza u lirua nga kidnapuesit. Policia ka bërë të ditur se e kishte gjetur vajzën, e cila tash raportohet se është e sigurt.
Për këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit e kanë futur me forcë këtë femër në veturë.
“Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, kanë arritur që të identifikojnë viktimën si dhe shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar: S. D, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Kosovës si dhe E. A , mashkull, 24 vjeç, shtetas i Kosovës”, tha policia.
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...