Edhe pse në kushte jo normale pune, komisionet e përhershme parlamentare janë mbledhur, por që kur opozita përqendroi betejën e saj tek sulmi ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj, u duk se harroi hetimin e saj parlamentar për kultivimin dhe trafikimin e drogës kur ishte Saimir Tahiri ministër i Brendshëm.
Kjo hidhet poshtë nga Edi Paloka, kryetari demokrat i komisionit, i cili akuzon për bllokim policinë, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë.
“Drejtoria e Policisë kërkoi dy javë më tepër nga afati që ne i kishim përcaktuar. Kanë kaluar dy muaj tashmë. Ministria e Brendshme vendosi një afat absurd prej 3 muajsh për të sjellë informacionet. Sot ka kaluar edhe ky afat absurd dhe nuk ka asnjë informacion. Ndërkohë që Shërbimi Informativ i ka sjellë informacionet”, u shpreh Paloka.
Duke e quajtur justifikim, nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj tha se puna mund të vijojë me informacionet që kanë ardhur: “Përgjigje ka sjellë Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Gjykata e Tiranës. Kjo e ndihmon komisionin për të vijuar punën”.
Felaj sheh si shkak për bllokim edhe faktin se demokratët nuk duan të hetojnë çështjen drogës ndër vite, për çka socialistet kanë kërkuar vetë informacion në institucione.
Paloka ka dhe një pohim që e quan të sinqertë: “Nga Tahiri kemi kaluar te Xhafaj, nga Xhafaj te ISIS-i, te deti që i jepet grekut, te nafta që i jepet rusit… Çdo moment Rama nxjerr një skandal të ri dhe kjo e shpërqendron vëmendjen e politikës. Por, nuk është kjo arsyeja që komisioni ka ngelur në këtë fazë”./Tch
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...