Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vendose të tarifave shtesë ndaj 200 miliardë mallrave kineze, në kohën kur po rritet mundësia për një luftë tregtare.
Trump tha se tarifa prej 10% do të hyjë në fuqi nëse Kina refuzon të ndryshojë praktikat e saj, transmeton portali arbresh.info.
Kërcënimet janë një përshkallëzim i mosmarrëveshjeve dhe ka shkaktuar rënie të mëtejshme nëpër tregjet financiare.
Në SHBA, Dow Jones ka ra më shumë se 300 pikë (1.6%) kur u hapën tregjet në Nju Jork.
Tregjet e aksioneve në Azi kanë rënë ndjeshëm më herët, me Shangai që ka pësuar më së keqi, me 3.8%. Po ashtu vuajtën edhe tregjet evropiane, me disa tregti me më shumë se 1% më të ulëta.
Kina u përgjigj duke akuzuar SHBA-të për “shantazh”, duke ngritur frikën e një lufte të plotë tregtare.
Ministria e tregtisë së saj tha se vendi do të merrte masa “cilësore” dhe “sasiore” dhe do të “luftonte fort” kundër masave tarifore shtesë nga qeveria amerikane.
Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një zhbalancim tregtar me SHBA-të prej vitesh./Arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...