Pas marrëveshjes me Bullgarinë, është arritur marrëveshje dinjitoze edhe me Greqinë, me çka është mbyllur çështja e fundit e cila pengonte Maqedoninë në integrimet euro-atlantike, tha sot Kryeministri Zoran Zaev në takim me delegacionin e Parlamentit të Këshillit të Evropës për monitorim me Republikën e Maqedonisë, e udhëhequr nga raportuesit Lise Christoffersen dhe Valeriu Gilecki.
Qytetarët do të japin fjalën e fundit në referendumin në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, por shpresoj në ndërgjegjen qytetare dhe që të gjithë të mbështesim zhvillimin e Maqedonisë duke vazhduar që të lëvizim më shumë për ta çuar shtetin përpara, theksoi Kryeministri.
Sipas tij, marrja e datës për bisedime me BE-në do të jetë motiv shtesë për qasjen reformatore të Qeverisë, e cila në këtë proces i angazhon të gjithë subjektet tjera shoqërore dhe partitë politike.
Nga Kabineti i Kryeministrit deklaruan se në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, respektimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut si dhe nevojën kyçjen e të gjitha subjekteve politike në vend për marrjen e vendimeve në interes të integrimeve evropiane dhe stabilitetit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesit e Parlamentit të Këshillit të Evropës udhëzohen se do të japin përkrahje në proceset euro-atlantike të Maqedonisë dhe zhvillimin e vendit.
Maqedonia është në rrugë të mbarë në realizimin e qëllimeve të saja strategjike, integrimi në BE dhe në NATO si dhe jetesë më e mirë për qytetarët në planin ekonomik. I zbatojmë në përpikmëri reformat në vend dhe udhëheqim politika të fqinjësisë së mirë, që hapën perspektivë për shtetin tonë, vlersoi Zaev./Telegrafi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...