Google ADS

Real Madridi heq dorë nga Alisson?

15:54 | 19 Qershor 2018
Arbresh Info

Real Madridi raportohet të ketë kthyer vëmendjen e tyre te portieri i Chelseas, Thibaut Courtois, pasi Roma ka kërkuar më shumë seç pritje.

‘Cadena SER’ kundërshton raportin e së hënës nga ‘Marca’ duke pretenduar se Real Madridi e sheh tani shumë të shtrenjtë nënshkrimin me Alissonin dhe mund të zhvendos vëmendjen e tyre te Courtois, transmeton portali arbresh.info.

Roma e vlerëson brazilianin me një tarifë prej 80 milionë euro, ndërkohë që bartësi i fanellës me numër një te Chelsea ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin në Stamford Bridge.

Ai nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për rikthim në kryeqytetin spanjoll pas interesimit nga kampioni evropian.

Thibaut Courtois në të kaluarën ka qenë pjesë e Atletico Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme