Që pas shpalljes së fejesës së princ Harryt me Meghan Markle, nëntorin e vitit të kaluar, në mediat britanike nuk mund të mos mungonin aludimet dhe thashethemet rreth jetëgjatësisë së marrëdhënies së tyre.
Siç e dini Meghan Markle nuk rrjedh nga ndonjë familje fisnikësh, ka qenë e martuar më parë, si dhe ka origjinë afro-amerikane, andaj ishte mëse e natyrshme të presupozohej që duke patur një background të tillë, nuk do të mund të konsiderohej kurrsesi “e denjë’’ për të qenë pjesë e familjes së mbretëreshës Elizabeth. Megjithatë, ecuria e marrëdhënies mes tyre tregoi që jo vetëm funksionoi dhe Elizabeth jo vetëm e pranoi Meghan në familjen e saj, por edhe e konsideron si nusen e saj të preferuar.
Dhe këtë gjë e ka provuar për të dytën herë radhazi. Para disa ditësh mbretërsha Elizabeth dhe dukesha e re e Sussex-it Meghan Markle, udhëtuan për herë të parë së bashku nga Londra drejt Cheshire për të inaguruar ‘’ Mersey Gate9way Bridge’’, si dhe disa evente të tjera. Të dyja u dukën mjaft të afërta me njëra-tjetrën në daljet e tyre, por vetëm tani është zbuluar se Meghan është nusja e parë e familjes që ka udhëtuar në trenin e famshëm mbretëror vetëm me mbretëreshën dhe pjesëtarët e ekuipazhit.
”Royal train” është mjeti i preferuar i mbretëreshës Elizabeth. Bëhet fjalë për një tren luksoz, i përbërë nga 9 vagonë të cilët i janë nënshtruar rikonstruksionit në vitin 2005, të cilin mbretëresha e ka trashëguar nga familja e saj.
Ai është përdorur për herë të parë në vitin 1842 nga mbretëresha Viktoria për të udhëtuar brenda Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë jo të gjithë pjesëtarët e familjes e kanë përdorur këtë tren, psh princat Harry dhe William, si dhe Kate Middleton nuk kanë hipur kurrë në të. Sipas drejtuesit të tij Tim Hewtlett, ky tren mund të krahasohet me një mini hotel luksoz ku ndodhen disa dhoma gjumi, dhomat e fjetjes për ekuipazhin, kuzhina dhe një sallë mbledhjesh.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...