Kush është Valleta F.C kundërshtari i Kukësit në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League.
Valleta është një klub me 75 vite histori dhe më i titulluari në Maltë me 24 tituj kampion të fituar, 14 Kupa dhe 11 Superkupa të Maltës.
Skuadra luan në stadiumin T’a Qali me një kapicitet modest prej 2000 vendesh, ndërsa drejtohet nga një trajner serb si Danilo Doncic. Në përbërje Valleta ka 3 lojtarë argjentinas, 2 brazilianë dhe 2 italianë.
Spikat gjithsesi sulmuesi veteran, 37-vjeçari Misfud i cili ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me përfaqësuesen malteze. Në Europë edhe pse merr pjesë rregullisht Valleta ka kaluar shumë pak ture.
Në të shkuarën ata kanë sfiduar edhe Interin e Juventusit për Kupën UEFA ndërsa skuadra e vetëm shqiptare që kanë patur përballë deri tani është Teuta, në turin e parë të Kupës Intertoto në vitin 2002 me durrsakët që avancuan më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor.
Sezonin e kaluar Valleta u eliminua në turin e dytë kualifikues të Europa League nga holandezët e Utrecht, transmeton “SS”.
Skuadra malteze nuk ka kaluar asnjëherë 2 ture në kompeticionet europiane dhe në të gjitha rastet që ka kaluar raundin e parë ka patur përballë rivalë shumë të lehtë në letër nga shtete të vogla, si San Marino, Andorra, Ishujt Faroe apo maksimumi Uellsi dhe Islanda.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën