Google ADS

Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata cakton “arrest me burg” edhe për Eugen Bitrajn

15:06 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Është ndryshuar masa e sigurisë për Eugen Bitrajn, të riun që vrau me thikë 22-vjeçarin Marvi Mihali për një karikues celulari.

Nga detyrim paraqitjeje, gjykata vendosi arrest me burg për Eugen Bitrajn.

Thirrja e babait të Mavri Mihalit nëpërmjet Top Channel detyroi organet e drejtësisë të ndryshojnë disa nga vendimet e dhëna për vrasjen e të riut dhe autorët.

I ati tregoi edhe një video që rrëzonte të gjithë procesin që ishte mbajtur deri tani. Përpara një jave, gjyqtari i Tiranës, Sokol Tona, me kërkesë të Prokurorisë ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, nga detyrim paraqitje ne arrest me burg.

Këta persona së bashku me Dejvis Bitraj, i cili prej gati një viti ndodhet i paraburgosur, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me thikë Marvi Mihalin, pas një debati që kanë patur për një karikues celulari.

Fillimisht për këtë ngjarje prokurori Artan Lulo akuzoi vetëm Dejvis Bitraj, ndërsa tre të tjerët u akuzuan për moskallëzim krimi. Por pas denoncimit dhe shfaqjes së pamjeve filmike hetimet e kësaj ngjarje i kaluan prokurorit Gjergji Tako, i cili ndryshoi akuzën për Eugen Bitraj dhe Kridens e Marsel Allen nga moskallëzim krimi në bashkëpunëtore në vrasje./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme