“O dhëndërr, u bonëm horë” – parulla kundër logos së re të FFK-së

13:18 | 19 Qershor 2018
Arbresh Info

Sot (e martë) është protestuar para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës për shkak të zgjedhjes së logos së re.

Pavarësisht pakënaqësive të mëdha, numri i protestuesve para selisë së FFK-së ishte i vogël, raporton portali arbresh.info. Por, aty u vendos një parullë  ku shkruante “O dhondërr, u bonëm horë….”

Grupi Prishtina Dizajner ishte i pranishëm dhe ata insistuan me qëndrimin e tyre kundër kësaj përzgjedhje.

“Na kanë thënë se logoja është aprovuar nga Vokrri dhe nuk kemi mundësi para dy vjetëve me ndryshu, zgjedhja ka qenë e Vokrrit”, ka thonë Agon Lezi, pjesë e grupit Prishtina Dizajner.

“Forma e propozimeve jetë e dyshimtë, kemi kërkuar hetime rreth drejtoreshës, përndryshe e bajshim meshnet logon e re”

“Na premtuan mas dy viteve që do të ndërrohet”

Reagimet kundër logos kanë qenë të mëdha nga figura të ndryshme në rrjete sociale, por FFK ka njoftuar se ndryshimi i saj nuk mund të bëhet para dy vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme