Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe për takimin në nivel presidentësh.
Thaçi në një konferencë për media në sheshin “Zahir Pajaziti” ka thënë se kabineti i tij sot ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit, raporton arbresh.info.
Sipas tij, takimi në nivel presidentësh do të ndodh këtë të diele.
“Mund të them se kabineti im sot ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e zonjës Mogherini e gjithashtu kemi pranuar ftesën si president i vendit nga zonja Mogherini për të vazhduar dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për të shikuar mundësinë e implementimi të Marrëveshjeve të arritura deri më tani por edhe për të intensifikuar procesin e ri të dialogut atë përfundimtar mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen si shtet i Kosovës. Ekipet tona do të takohen në ditët e Ardhshme dhe se takimi në nivel të presidentëve do të ndodh të dielën”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i vendit ka shtuar se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar dhe ata vendorë në mënyrë që të kenë koordinim dhe përgatitje sa më të mirë.
Ndryshe Qeveria e Kosovës javë më parë ka tërheq nga Kuvendi për diskutim platformën për dialogun Kosovë – Serbi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetë vendosje janë shprehur kundër kësaj platforme që e ngarkon presidentin Thaçi si kryenegociator./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1829687680429649/
.
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...