Ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”, ka thënë se duhet angazhuar edhe më fuqishëm në eliminimin e pasojave që ka lënë dhuna seksuale në Kosovë.
“Dhuna seksuale edhe pas përfundimit të luftës vazhdon të mbetet e gjallë në çdo viktimë. Përveç dhembjes fizike e vuajtjes shpirtërore këto viktima ende përballen me diskriminim e risocializim që ua shun forcën për tu ballafaquar me këtë”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.
Jahhaga ka shtuar se viktimave të luftës nuk u njihet sakrifica.
“Viktimave të dhunës seksuale u kemi përçuar ndjenjën se kanë bërë diçka të turpshme. E për shkak të mentalitetit tonë patriarkal nuk po arrijmë ta tejkalojmë këtë gjendje ku ta dimë se dhunimi seksual nuk është turp por krim. Duhet të punojmë më shumë të pranohet ky fakt duke nisur nga secili qytetar i rëndomtë deri tek niveli institucional”, tha Jahjaga.
Ndër të tjera ajo tha se çështjen e dhunimit seksual e kanë ngritur si në nivel lokal edhe qendror për të kërkuar drejtësi.
“Ne duhet të angazhohemi më fuqishëm në mbështetjen e secilës viktimë të asaj/atij që ata të jenë në gjendje të flasin në emrin e tyre. Të jenë në gjendje të flasin publikisht për përjetimet e tyre dhe ndëshkimin e kriminelëve”, ka thënë ajo.
Ajo tha se duhet kërkuar llogari nga shteti fqinj që ka bërë këto krime.
“Serbia duhet përgjigjur për atë që ka bërë mbi trupin e këtyre viktimave”, shtoi Jahjaga./Arbresh.info
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...