Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dhënë leksion një adoleshenti francez i cili e quajti sipas nofkës “Manu”, dhe këndonte himnin e socialistëve para tij, shkruan Reuters.
Djaloshi rreth moshës 15 apo 16-vjeç po qëndronte prapa rrethojave mbrojtëse, derisa Macron po kalonte para turmës dhe po këndonte Internacionalen, dhe më pas i është drejtuar presidentit me fjalët: “Manu ç’kemi?”
Por, duket se kjo qasje i pengoi shumë presidentit francez i cili iu kundërpërgjigje, duke i thënë se nuk guxon të sillet ashtu pasi janë në një ceremoni zyrtare.
“Mund të sillesh keq, por ne sot po këndojmë Marsejezen. Të lutem të më drejtohesh me zotëri president”, ka deklaruar Macron.
Djaloshi menjëherë i kërkoi falje, ndërsa Macron vazhdoi duke e qortuar.
“Duhet të sillesh mirë. Nëse dëshiron që një ditë të bësh revolucion, fillimisht duhet të shkollohesh dhe të marrësh diplomën”, ka shtuar Macron.
Kjo nuk është hera e parë që Macron u mbanë leksion atyre që nuk e respektojnë apo e provokojnë.
Gjatë kampanjës presidenciale gjatë vitit të kaluar një punëtor e kishte akuzuar se është një “burrë i veshur në kostum”, derisa presidenti i është përgjigjur duke i thënë “mënyra më e mirë për të paguar kostumin është të gjesh punë”.
https://twitter.com/BFMTV/status/1008726447526240256?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpresidenti-francez-adoleshentit-qe-drejtohet-nofken-manu-quaj-zoteri-president-video%2F
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...