Sot në Prishtinë, protestë kundër logos së re të FFK-së

09:54 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Protesta është thirrur nga tifozët të cilët janë të pa kënaqur me logon e përzgjedhur nga komisioni.

Protesta mbahet para re Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillon në ora 12:00.

Federata e Futbollit të Kosovës të shtunën ka publikuar logon e re të FFK-së si dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës.

Logoja është kundërshtuar nga tifozët dhe dizajnerët e shumtë, duke e quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin kosovar.

FFK ka njoftuar se logoja nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme