Inter ka fituar pothuajse 2 milionë euro e gjysmë nga transferimi i Coutinho te Barcelona, por kjo shumë nuk mjafton që tifozët zikaltër ta harrojnë brazilianin, i shitur te Liverpool nga milanezët për vetëm 13 milionë euro në 2013-ën.
Fantazisti ka shpërthyer në Premier League, ku ka marrë edhe pseudonimin “magjistari i vogël”, duke u kthyer në një peng për Inter-in, siç kuptohet edhe nga fjalët e thëna nga Marco Materrazzi, një prej heronjve të “Triplete”.
“Marco Branca, të cilit i duhen bërë komplimentet për largpamësinë e tij, e ka marrë kur ishte akoma minoren”, ka thënë ish-qendërmbrojtësi zikaltër.
“Ka qëndruar te Vasco da Gama deri kur mbushi 8 vjeç, por erdhi gjithsesi në Milano për t’u stërvitur me ne për një javë. Ishte 15-vjeç dhe herën e parë që më doli përballë ma kaloi topin mes këmbëve dhe unë mendova: ‘Ky është një fenomen’”. /telesport.al/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...